Konjufca: Nuk beson se formimi i Qeverisë së re është i mundur pa opozitën

Konjufca: Nuk beson se formimi i Qeverisë së re është i mundur pa opozitën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës. Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme. Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme. Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili tha se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar për më 15 prill. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button