Konjufca: S’ka krizë kushtetuese pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listës Serbe

Konjufca: S’ka krizë kushtetuese pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka asnjë krizë kushtetuese, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të Listës Serbe.

Ai ka thënë se ligji e thotë shumë qartë rastin e dorëheqjeve të deputetëve. Sipas tij, Kuvendi do të procedojë sipas ligjit për zëvendësimin e tyre.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokal është presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.

“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron”, tha Konjufca.

LEXO EDHE:

Back to top button