Konventa e LSDM-së, Filipçe: Kandidatët fjalën e tyre ta japin para qytetarëve, jo para partisë

Konventa e LSDM-së, Filipçe: Kandidatët fjalën e tyre ta japin para qytetarëve, jo para partisë

LSDM mbrëmë mbajti konventën promovuese në Shkup ku i prezantoi kandidatët për kryetarë komune dhe këshilltarë. Në fjalimin e tij, Filipçe tha se LSDM dhe partnerët e koalicionit do ta marrin sërish obligimin që të jenë nxitës të lirisë, drejtësisë dhe barazisë, por edhe garantues për ardhmërinë evropiane të shtetit. Filipçe theksoi që kandidatët e tyre fjalën duhet ta japin para qytetarëve që do t’i votojnë dhe jo përpara partisë.

“Prapa meje qëndrojnë, kandidatët tanë për kryetarë dhe këshilltarë. Njerëz që jetojnë me nder, punojnë me nder dhe do të shërbejnë me nder. Profesionistë, aktivistë, mësues, mjekë, inxhinierë, sipërmarrës, njerëz me integritet. Këta janë njerëzit prej të cilëve kërkoj që në këto zgjedhje, fjalën e tyre ta japin para qytetarëve, jo para partisë”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button