Kos dhe Rama nga Tirana: Ballkani Perëndimor drejt BE-së, por me reforma dhe bashkëpunim të fuqishëm

Kos dhe Rama nga Tirana: Ballkani Perëndimor drejt BE-së, por me reforma dhe bashkëpunim të fuqishëm

Gazetare: Ajnur Bafqari

Vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të bëhen pjesë e BE-së me të drejta të plota. Kjo ishte porosia e komisioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, gjatë konferencës për media, në samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE” në Tiranë.  Kos nënvizoi se reformat nuk janë të lehta, por tha se ekonomitë në tregun e përbashkët do të sjellin përfitime për qytetarët dhe bizneset.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do duhet të bëhen pjesë e BE-së me të drejta të plota. Pra le të përqendrohemi i mund të përshpejtojmë punë. Në qershor ne do të kemi skadimin e periudhës tranzitore për reformat dhe ndaj u bëj thirrje drejtuesve të rajoneve që të punojnë më fortë për reformat, ne nuk kemi më tarifa shtesë për thirrjet ndërkombëtare në BE, pse duhet të keni ju?”, tha Marta Kos, Komisionere për Zgjerim në BE.

Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse të tij, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor po përpiqet të rritet me Evropën, e jo në llogari të Evropës. Sipas tij, Ballkani Perëndimor nuk po lutet që të kyçet në BE, por çdo ditë po dëshmon se meriton të jetë pjesë e unionit.

“Ballkani Perëndimorë nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet e mund të dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqësve përreth tryezës. Askush nuk po kërkon nder, askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira, Gjithkush  bie në krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë, falë Zotit nuk duhet gjak. Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë, po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk po flasim thjesht, po japim rezultate”, theksoi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Samiti mbahet në Tiranë, ndërsa liderët e Ballkanit Perëndimor, ndanë diskutime për planin e rritjes dhe integrimin ekonomik drejt BE-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button