Kosova pranon pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania

Kosova pranon pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania

Kosova ka pranuar pesë kamionë ushtarakë në vlerë rreth tre milionë euro si mbështetje nga Gjermania. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se kjo ndihmë do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kosova i ka shtuar përpjekjet për të blerë armatim dhe pajisje të tjera këtë vit. Në fillim të janarit, Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Forca e Sigurisë e Kosovës aktualisht ka rreth 2.500 pjesëtarë, numër i cili pritet të rritet në më shumë se 7500.

“Donacioni do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të FSK-së. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol të jashtëzakonshëm ka luajtur partneri ynë strategjik, Republika Federale e Gjermanisë. Prandaj jemi shumë mirënjohës. 2,7 milionë euro që pranuam sot janë në vazhdën e donacioneve prej 3 milionë e 500 mijë eurove që pranuam vitin e kaluar nga Republika Federale e Gjermanisë”, tha Ejup Maqedonci, ministër i mbrojtjes së Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button