Kosova regjistron 58 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 58 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,669 mostrave.

- Advertisements -

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 28 korrik janë shëruar tre pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 250.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 108,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 13,867 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 124,226, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 388,073.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi 18 vjeç, që të vaksinohen kundër koronavirusit, ndërkohë që po përhapet varianti Delta i këtij virusi.

Sipas kësaj Ministrie, marrja e të dy dozave të vaksinës, ul ndjeshëm rrezikun për sëmurje të rëndë apo vdekje nga ky virus.

LEXO EDHE:

Back to top button