Reperi anglez i dedikon ish të dashurës shqiptare këngë, familja nuk i la të bëheshin bashkë

Reperi anglez, Dave së fundmi ka ardhur me albumin e tij të dytë, i cili është rrëfyes e reflektues ngjashëm si albumi i tij debutues i vitit 2019.

Ai ka sjell në treg albumin e tij të dytë në karrierë, që mban titullin “We’re All Alone In This Together”, shkruan The Focus.

Ashtu si në albumin e tij debutues, “We’re All Alone In This Together” trajton disa nga problemet dhe betejat që Dave ka hasur në jetën reale. Edhe më shumë sesa albumi i parë, projekti i tij i dytë hyn në jetën romantike të Dave-it.

Në njërën nga këngët e tij ai tregon i dashuruar për pabesinë, ndërsa ndjekësit e tij janë të bindur që disa nga vargjet po i dedikohen ish-të dashurës së tij shqiptare me emrin Besmira.

Në këngën me titull “Survivor’s Guilt”, kënga e fundit në album, reperi Dave flet hapur në lidhje me ish -të dashurën e tij, të cilën e përmend gjithashtu edhe në këngën e gjashtë të albumit, “Hoë I Met My Ex”.

Në këtë këngë, Dave zbulon se ish e dashura e tij ishte e bardhë dhe nga Shqipëria. Ai citon në një moment: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri/nuk jemi bashkë, sepse familja e saj do të na kthente mbrapsht”.

Në vitin 2020, fansat e reperit Dave u bindën se ish-e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Kjo erdhi pasi Dave publikoi në rrjetin social “InstaStory”, disa fotografi duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie.

Dave kurrë nuk e konfirmoi nëse ai ishte në lidhje me Besmirën, megjithëse kënga me titull “Survivor’s Guilt s” duket se konfirmon ato që fliten në internet.

Albumi i ri i reperit me dymbëdhjetë këngë ka brenda tij bashkëpunime me emra të njohur si: James Blake dhe WizKid, Stormzy, Ghetts, Giggs dhe Fredo – dhe yje në rritje si Meekz Manny.

LEXO EDHE:

Back to top button