Kosovë, 16 të vdekur dhe 690 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të martën se gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Numri i rasteve të reja del pas testimit të 1,566 mostrave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 849.

Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 17 nëntor, 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 17, 878 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë 11,768.

LEXO EDHE:

Back to top button