Kosovë: Deri në orën 15:00 dalja në votime rreth dy përqind më pak se në zgjedhjet e kaluara

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)  duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se votimi është duke vijuar pa ndonjë problematikë.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65% e votuesve”, thuhet tutje.

LEXO EDHE:

Back to top button