Kosovë, dështon miratimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish kanë dështuar të miratojnë në parim Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Vetëm 36 vota kanë qenë pro këtij projektligji duke bërë që i njëjti në mungesë të vendimmarrjes të procedohet sërish në seanca e ardhshme. Mungesë vendimmarrje pati edhe për votimin e Propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa, kuorum nuk pati as për një rezolutë të Vetëvendosjes nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Deputetët dështuan të votojnë në parim edhe Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button