Kroaci, një viktimë dhe 1.131 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë raportuar 1.131 raste të tjera me COVID-19, ndërsa një person ka vdekur nga ky virus, transmeton Anadolu.

Numri i rasteve aktive ka arritur në gjithsej 4.233, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 23.665 raste nga të cilët 345 kanë vdekur, 19.087 janë shëruar, 459 prej tyre në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht janë 17.242 persona në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 385.072 persona nga të cilët 5.693 në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button