Kosovë, sot nis vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85 vjeçare

Sot më 8 prill në Kosovë do të nis vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85 vjeçare. Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Vaksinimi në komunat e tjera bëhet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit), me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”.

Siç bën të ditur njoftimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, për grupmoshën nga 80 deri në 84 vjeç, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

Më herët është bërë e ditur se personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

LEXO EDHE:

Back to top button