Kosovë, tetë mijë e 253 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë tetë mijë e 253 raste aktive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin korona që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para është 25.388 persona.

Ndërsa të shëruar janë 16.362 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 773 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në vend nga 1.559 testime pozitivë me koronavirus dolën 596 persona. Ndërsa u shëruan 136 pacientë si dhe ndërruan jetë pesë persona.

LEXO EDHE:

Back to top button