Kosovrast, rrëshqitje dheu nga tërmeti

Disa lëkundje të tokës kanë vazhduar gjatë tërë ditës ndërsa më e fuqishmja rreth 5 ballë u regjistrua rreth orës 16. Pas këtij tërmeti pati rrëshqitje të dheut afër fshatit Dolno Kosovrasti, dhe si rrjedhojë rruga Mavrovë – Dibër u ndërpre për disa orë, por rruga tashmë është pastruar dhe është e kalueshme. Ndërkohë për shkak të turbullimit të ujit në sistemin lokal të furnizimit me ujë në Mavrovë si rezultat i tërmeteve, komuna u bëri thirrje qytetarëve të mos e përdorin ujin për pije.

LEXO EDHE:

Back to top button