Gjykatësit kushtetues arsyetohen për rritjen e pagave: Na lejuan ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së

Më në fund u lajmëruan nga Gjykata Kushtetuese. Shtesën e pagës prej 35% e sollën vetë ata përmes  ndërhyrjes në Rregulloren e punës. Thonë se rritja ishte për të forcuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, dhe gjykatësit të marrin statusin që ishte i përshtatshëm për përgjegjësinë e tyre.

Gjykata Kushtetuese

“Statusi i gjyqtarëve kushtetues është shumë më i ulët se sa ai për gjyqtarët e gjyqësorit të rregullt. Dhe këtu nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat materiale, por edhe me të drejtat e karakterit jo-material për gjyqtarët të parashikuara nga Ligji për Gjykatat”

Kushtetuesja siguron se para se të vendosnin të shpërbleheshin me një minimum prej pesëqind eurosh plus, ata kanë bërë analiza. Madje kanë analizuar një kohë të gjatë. Ata kanë bërë krahasime se si funksionojnë Gjykatat Kushtetuese në rajon, por edhe në BE. Gjyqtarët kanë pasur një sërë takimesh para se të vendosnin se meritojnë më shumë para. Ata në Qeveri kanë dërguar një projektligj për Gjykatën Kushtetuese, por nuk tregojnë se çfarë përgjigje morën nga Qeveria. Ata dritë jeshile për injeksionin financiar kanë marrë nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend. Në deklaratë ka edhe mesazh për mediat.

Gjykata Kushtetuese

“Vazhdon praktika e publikimit të komenteve dhe artikujve lidhur  me Gjykatën Kushtetuese me çka hidhen pretendime të caktuara pa kërkuar më parë koment nga Gjykata.”

Por Gjykata Kushtetuese tre ditë nuk dha shpjegim, pse, si dhe mbi çfarë baze ata i rritën pagat e tyre? Megjithëse ata përgatitën një deklaratë, ata nuk u përgjigjën – a është e ligjshme që rritja të bëhet me ndryshime në Rregulloren e Punës, në vend se në Parlament, siç theksuan disa ekspertë juridik. A mund ta përballojë buxheti i gjykatës 30,000 denarë shtesë për secilin gjyqtar, përskaj rrogave të rregullta prej mbi 90,000 denarë? Gjyqtarët kushtetues edhe në pranverë ishin në qendër të opinionit  kur shumë shpejtë anuluan vendimin e qeverisë sipas të cilit të gjithë zyrtarët e emëruar, përfshirë edhe ata, të marrin rroga minimale prej 14,500 denarë për shkak të krizës me Koronën.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button