Kostoja e jetesës në shtator, më e lartë se muajin e kaluar
Kostoja e jetesës në shtator, më e lartë se muajin e kaluar
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraprak, është 99.9, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 99.0.
Ulje e indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur te frutat e freskëta me 2,7%, vaji me 1,7%, perimet e freskëta përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë 1.3% dhe qumështi me 0.4%.
“Gjithashtu, ulje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur në transportin ajror të pasagjerëve me 34.8%, aranzhimet turistike me 7.1%, produktet shtëpiake – jo të qëndrueshme me 0.8%, materialet e tjera të printuara me 0.4%, pjesët e këmbimit dhe aksesorët për mjetet e transportit vetjak për 0.3%, mjetet e vogla dhe aksesorët e tjerë për 0.2%”, thuhet mes tjerash në raportin e Entit të Statistikave.
Rritje të indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraardhës, është vërejtur te pijet alkoolike me 2.3%, vezët me 2.0%, vera me 1.9%, djathi dhe gjiza me 1.2%, mishi, sheqeri, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 1,0%, kafe, çaj, kakao me 0,9%, peshk dhe prodhime deti me 0,7%, bukë dhe drithëra me 0,6%.