Kovaçevski: Lozja futboll e ministrave të BDI-së në zyrat e shtetit, ka ulur besimin e qytetarëve ndaj Qeverisë

Kovaçevski: Lozja futboll e ministrave të BDI-së në zyrat e shtetit, ka ulur besimin e qytetarëve ndaj Qeverisë

Ish kryeministri Dimitar Kovaçevskit thotë se pavarësisht punës që është bërë në organin ekzekutiv gjatë dy viteve sa ai e ka udhëhequr atë, ka pasur momente kur një veprim i pamatur i ministrave të BDI-së ka krijuar perceptim ndryshe tek qytetarëve. Kovaçevski gjatë intervistës në Alsat tha se lozja futboll e ministrave të BDI-së në zyrat e shtetit kishte ndikuar negativisht në besimin e qytetarëve ndaj Qeverisë.

“Kishim një periudhë të vështirë në të cilën ministrat me të vërtetë punuan shumë bashkërisht me mua. Siguruam energji elektrike në kohën kur të gjithë thoshin se do të ketë mungesë. Bëmë subvencione të energjisë prej 90 për qind, 45 për qind rritëm prodhimin e rrymës, rritëm rrogat, pensionet dhe shtesat tjera për kategori të veçanta, ndërsa nga ana tjetër dikush luante futboll në zyre. Qytetarët atë e shihnin dhe thoshin këta nuk punojnë asgjë. Akoma nuk është krijuar ambienti tek neve për nivel të tillë të politikanëve”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button