Kovid-19 në Kosovë,  pesë të vdekur dhe 282 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të hënën se nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, kanë vdekur edhe pesë persona.

Viktimat janë nga: Gjilani, Lipjani, Prishtina, Prizreni dhe Shtimja.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike thuhet se janë regjistruar edhe 282 raste të reja me koronavirus.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 184 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.376.

LEXO EDHE:

Back to top button