KRRE: Katër grupet sipas të cilave do të tarifohet çmimi i energjisë elektrike

KRRE: Katër grupet sipas të cilave do të tarifohet çmimi i energjisë elektrike

Gazetar: Ile Petrevski

Nga muaji i ardhshëm, amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të ndahen në katër blloqe tarifore sipas konsumit të energjisë elektrike.

Rregullatori e publikoi modelin e ri. I pari është për familjet që konsumojnë pak, gjegjësisht nga zero deri në 210 kilovat orë në muaj. Blloku i dytë është nga 210 në 630, i treti nga 630 në 1050 kilovat orë të konsumuara.

Blloku i katërt i fundit për tarifim janë familjet që konsumojnë më shumë, pra mbi 1050 kilovat. Ekspertët që e përgatitën sistemin e ri tarifor sigurojnë se shumica e familjeve do të kenë fatura më të vogla të energjisë elektrike.

BLlOQET TARIFORE

0 – 210 KW
210 – 630 KW
630 – 1050 KW
1.050 e më shumë

“Në dimër, 98.8 për qind e familjeve do të jenë në bllokun e tretë. Vetëm nëntë mijë e pesëqind familje do të jenë në bllokun e katërt, nga të cilat vetëm pesë mijë do të kenë fatura më të larta për 70 për qind nga çmimet e sotme”, tha Rubin Taleski, profesor universitarë.

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski paralajmëroi se të mërkurën do ta njoftojë edhe çmimin e ri të energjisë elektrike, e me të edhe çmimet e bllok tarifave sipas të cilave do të bëhet përllogaritja individuale për çdo amvisëri. Çdo bllok do të ketë çmimin e vet fiks.

“Për bllokun e parë çmimi do të jetë i njëjtë për të gjitha amvisëritë, nëse hyn në bllokun e dytë do të paguajë vetëm diferencën dhe nuk do të paguajë të gjithë konsumin. Nëse shkojnë në bllokun e katërt, absolutisht do të ketë çmim të afërt me çmimin e tregut”, tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë .

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë bëjnë thirrje nëse në një shtëpi që ka disa kate dhe në të jetojnë më shumë anëtarë apo familje, sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet në disa numërues që të mos tejkalojnë kilovatët e harxhuar, e në këtë mënyrë të shmangin faturat jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button