Kremlini pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin

Kremlini pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin

Rusia akuzoi Ukrainën të mërkurën se sulmoi Kremlinin me dronë gjatë natës në një përpjekje për ta vrarë presidentin rus Vladimir Putin.

Një zyrtar i lartë presidencial ukrainas tha se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me incidentin e supozuar, akuza më dramatike që Rusia ka ngritur kundër Ukrainës që kur nisi pushtimin më shumë se 14 muaj më parë.

Kremlini ndërkohë lidhur me rastin, tha se dy drone ishin përdorur në sulmin e supozuar në rezidencën e Putinit në objektin e rrethuar të Kremlinit, por ishin zmbrapsur nga mbrojtja elektronike.

Në deklaratë thuhej se Rusia rezervoi të drejtën për t’u hakmarrë – një koment që sugjeronte se Moska mund të përdorte incidentin e supozuar për të justifikuar një përshkallëzim të mëtejshëm në luftën e saj me Ukrainën.

“Dy mjete ajrore pa pilot kishin në cak Kremlinin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale me përdorimin e sistemeve të luftës radar, pajisjet zmbrapsën”, tha Kremlini.

“Ne i konsiderojmë këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një tentativë për të vrarë presidentin, të kryer në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit, në të cilën është planifikuar prania e mysafirëve të huaj”, sipas deklaratës së tyre.

Në rrjetet sociale në anën tjetër po qarkullojnë pamjet që duket se tregojnë sulmin e supozuar me dronë që Rusia po akuzon Ukrainën.

Njëri prej dronëve në video shpërtheu në flakë në momentin kur arriti çatinë e objektit, sipas këtyre pamjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button