Kreu i Moderna thotë se vaksina mund të ofrojë mbrojtje për ‘disa vite’

Vaksina e kompanisë Moderna kundër Covid-19 ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje deri në disa vite, tha sot shefi ekzekutiv i kompanisë, edhe pse duhen më shumë të dhëna për të bërë një vlerësim përfundimtar, transmeton Alsat.

Kompania amerikane mori miratimin e Komisionit Evropian për përdorim të vaksinës gjatë ditës së mërkurë.

Duke pasur parasysh se zhvillimi i vaksinave dhe farmakovigjilenca zakonisht kërkojnë vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së dozave të vaksinës kundër COVID-19 është pyetje që i mundon shkencëtarët, shkruan Reuters.

“Skenari i makthit që u përshkrua në media në pranverë për një vaksinë që funksionon vetëm një ose dy muaj, mendoj se është përjashtuar”, tha kreu i Moderna, Stephane Bancel në një ngjarje të organizuar nga grupi i shërbimeve financiare Oddo BHF.

“Prishja e antitrupave të gjeneruar nga vaksina tek njerëzit realizohet shumë ngadalë (…) Ne besojmë se do të ketë mbrojtje potencialisht për disa vjet”, tha Bancel.

Bancel shtoi se kompania e tij së shpejti do të dëshmojë se vaksina e tyre është gjithashtu efektive kundër varianteve të reja të koronavirusit që u paraqitën në Britani dhe Afrikën e Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button