KRRE: Çmimi i rrymës s’rrit çmimet tjera


Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do t’i rritë çmimet e produkteve të tjera, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Për ata, pretendimet se çmimi i ri do të thotë edhe shtrenjtim të produkte themelore, janë të pasakta, të pabaza dhe joprofesionale. Vendimi për çmimin e ri i referohet vetëm tregut të rregulluar të energjisë elektrike, thonë nga Komisioni në fjalë. Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka hasur një seri reagimesh nga shoqatat, sindikatat, si dhe nga disa parti politike. Si revoltë për çmimin e ri, nesër banorët e Tetovës do të dalin për të protestuar ku do të kërkojnë tërheqjen e vendimit.

LEXO EDHE:

Back to top button