fbpx

KRRE nesër do t’i caktojë çmimet e reja të rrymës dhe ngrohjes qendrore


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) nesër duhet të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike dhe për ngrohjen qendrore për shkupjanët, të cilat do të vlejnë gjatë vitit të ardhshëm.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski kohë më parë tha se të gjitha kompanitë energjetike në vend kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak të harxhimeve të rritura dhe konsumit të zvogëluar, si dhe problemet me likuiditetin që i shkaktoi pandemia Kovid-19.

Vendimi për çmimin e rrymës duhej të merrej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, miratimi i tij është anuluar për nesër, ndërsa çmimi do të vlejë deri 1 shtator.

Sipas paralajmërimeve, pritet që nesër të zvogëlohet çmimi që e paguajnë shkupjanët për ngrohjen qendrore.

LEXO EDHE:

Back to top button