Rritje e ndjeshme e papunësisë në eurozonë

REL


Shkalla e papunësisë në zonën e 19 vendeve u rrit përsëri në qershor në 7,8%, treguan statistikat zyrtare të publikuara sot.

“Për të gjithë Bashkimin Evropian me 27 anëtarë, shkalla e papunësisë u rrit në 7,1%, nga 7% në maj”, tha agjencia e statistikave Eurostat në një njoftim për shtyp.

“Qershori ishte muaji i parë kur masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri filluan të hiqen në shumicën e shteteve të BE”, tha Eurostat.

“Më shumë se 15 milion njerëz janë të papunë në BE”, sipas vlerësimeve të Eurostat dhe 12,7 milionë prej tyre në zonën euro.

Gratë dhe të rinjtë në tregun e punës po goditen më shumë, sipas shifrave. Në eurozonë, 8,3% e grave janë të papuna. Shifra është 17% për ata të moshës nën 25 vjeç.
“Masat kundër Covid-19, të aplikuara që nga marsi 2020, kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në të gjithë BE-në”, shtoi agjencia.

LEXO EDHE:

Back to top button