Kryebashkiaku betohet nën tingujt e “Metalikës”

Kryebashkiaku betohet nën tingujt e “Metalikës”

Kryebashkiaku i ri i Portsmouth, një qytet në Angli, u betua. Laburisti Tom Coles mori detyrën nga paraardhësi Hugh Mason, por ceremonia ishte më pak tradicionale se zakonisht, pasi kryebashkiaku i ri hyri në sallë nën tingujt e një kënge të Metallica. Coles zgjodhi këngën nga viti 1988. Gjatë fjalimit të tij të inaugurimit, kryebashkiaku i ri i surprizoi të gjithë sërish, teksa tha një citim duke i bëri homazh ekskluzivitetit të fantashkencës “Star Trek”. “Ka qenë një rrugëtim i gjatë këtu, jam i nderuar të qëndroj para jush si kryetar i ri i bashkisë. Mezi pres të bëj më të mirën këtë vit për qytetarët e këtij qyteti të madh“, tha ndër të tjera Tom Coles.

LEXO EDHE:

Back to top button