Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se mund të bëjë kompromis në negociata për formimin e qeverisë, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se mund të bëjë kompromis në negociata për formimin e qeverisë, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se mund të bëjë kompromis në negociata për formimin e qeverisë, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit. Kurti, deklaroi se Albulena Haxhiu mbetet emri i propozuar për Kryetare të Kuvendit, për çka tha se për këtë ka unitet të plotë në Lëvizjen Vetëvendosje. Kurti u shpreh se opozita mund ta quajë stabilitetin e vendit në krizë, sepse sipas tij, nuk është mësuar me funksionimin normal të institucioneve, ku qeveritë i nisin dhe përmbyllin mandatet me kohë. Kurti tha se në Kosovë nuk ka krizë institucionale e as politike. Por, siç potencoi ai, ka vakum kushtetues. Ai tha se Vetëvendosje nuk është bllokuese e procesit paszgjedhor, por partitë opozitare që votojnë kundër apo nuk votojnë fare në seancat konstituive.
+deklaratë
“Disa thonë dikë tjetër, por jo Albulena Haxhiun, disa thonë e pranojmë vetëm këtë apo atë emër, e disa të tjerë thonë askënd nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, propozimi është i yni, jo i tyre. Kuvendi konstituohet kur të votohen edhe pesë nënkryetarët, jo vetëm kur të votohet Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit. Opozita ndoshta e quan stabilitetin në krizë, pasi nuk është mësuar me funksionim normal institucional, ku qeveritë i nisin dhe i përmbyllin mandatet me kohë, në afat. Ka edhe subjekte opozitare që mbase e projektojnë krizën e tyre të brendshme si krizë shtetërore… Unë mund të bëj koncesione e kompromise në negociatat për formim të qeverisë, kështu ka qenë çdoherë. E për çfarë do ta kem përgjegjësinë, sepse të drejtën dhe detyrën, por jo edhe për konstituimin e Kuvendit, sepse na takon të gjithëve, sepse na bënë bashkë secilin”, tha Albin Kurti, Kryeministër në detyrë .