Kryetari i Prishtinës shërohet nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tashmë është shëruar nga COVID-19. Kështu ka njoftuar ai nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij “Facebook”, ku ka shtuar edhe se për të disatën herë ka rezultuar negativ me koronavirus. Për çka tashmë ai ka filluar edhe punën në zyrë.

“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar kryetari Rama.

Ndërkohë që shtatë ditë më parë pra, më 11 janar Rama kishte njoftuar se ishte infektuar me COVID-19.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button