KSHZ: Këto janë dokumente të vlefshme për votim

KSHZ: Këto janë dokumente të vlefshme për votim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) konfirmoi edhe një herë se cilat dokumente të identifikimit do të jenë të vlefshme gjatë votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Nga atje thonë se qytetarët do të mund të votojnë edhe me pasaporta të skaduara, jo më vonë se nëntë muaj. Nga ky institucion u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollojnë listën zgjedhore për të verifikuar saktësinë e të dhënave të tyre.

“Në përputhje me ndryshimet në Kodin zgjedhor, në listën zgjedhore regjistrohen të gjithë qytetarët që kanë mbushur 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, që kanë adresë banimi në territorin e vendit. Votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose pasaportë që ka skaduar në periudhë deri më 9 muaj para zgjedhjeve. Kjo konkretisht nënkupton që në zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë qytetarët të cilëve mbi cilëndo bazë, sipas ligjit ose sipas afatit të vlefshmërisë, u kanë skaduar dokumentet personale nga 24 korrik 2023, deri në ditën e zgjedhjeve 24 prill 2023. Dhe e dyta, në zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë qytetarët të cilën mbi cilëndo bazë, sipas ligjit ose sipas afatit të vlefshmërisë, u kanë skaduar dokumentet personale nga 08 gushti 2023 deri në ditën e zgjedhjeve 08 maj 2024”, deklaroi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button