“Kthimi i Sazanit në xhevahir të turizmit mesdhetar”, Rama: Objektivi ynë, ta ngjisim Shqipërinë në majë

“Kthimi i Sazanit në xhevahir të turizmit mesdhetar”, Rama: Objektivi ynë, ta ngjisim Shqipërinë në majë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të negociohet pjesëmarrja e shtetit në investimin e planifikuar të Jared Kushnerit në ishullin e Sazanit. Pas një takimi në Partinë Socialiste, Rama e cilësoi si një “ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm”, projektin e dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kushner tha se firma e tij me bazë në Majami synon ta shndërrojnë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, në Detin Mesdhe, në një destinacion luksoz për turistët. Në Shqipëri, ai gjithashtu synon t’i ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë. Opozita në Shqipëri ka akuzuar Qeverinë Rama për mungesë transparence në lidhje me projektin e Kushnerit, ndërsa Ligjin për zonat e mbrojtura ka deklaruar se do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese. Edhe ekspertët e mjedisit kanë shprehur rezerva për ligjin dhe investimet në zonat e mbrojtura.

“Sot ne diskutojmë për një Shqipëri, e cila përmes këtyre zhvillimeve bëhet konkurruese e drejtpërdrejtë e atyre që janë luanët e Mesdheut që i kemi rreth e rrotull, që nga Kroacia, e Mali i Zi deri te Greqia poshtë. Aplikimin do ta shqyrtojmë në një proces sipas ligjit dhe mbi të cilin ne do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button