Vajza e Bruce Willis diagnostikohet me autizëm në moshë madhore

Vajza e Bruce Willis diagnostikohet me autizëm në moshë madhore

E bija e aktorëve të njohur, Bruce Willis e Demi Moore, Tallulah Willis, ka treguar se është diagnostikuar me autizëm në moshë madhore.

30-vjeçarja lajmin e ka bërë të ditur përmes një videoje të vjetër në Instagram, ku shihet ajo në moshë më të vogël teksa qëndronte në dorë të babait të saj, Bruce, duke luajtur me veshin e tij, ndërsa ai po jepte një intervistë.

“Më trego që je autist, pa më treguar që je autist”, ka shkruar me shaka, Tallulah në përshkrimin e videos, raporton People.

Pasi publikoi videon, ajo mori shumë komente pozitive nga adhuruesit dhe njëri nga ta e pyeti se a ishte diagnostikuar ndërsa ishte fëmijë.

“Kjo është hera e parë që e ndava publikisht diagnostikimin tim. E kam zbuluar gjatë verës dhe jeta ime ka ndryshuar”, i është përgjigjur Tallulah komentuesit.

Spektri i sëmundjeve të autizmit është i gjerë. Ndërkohë organizata “Autism Speaks” ka shpjeguar se autizmi zakonisht shfaqet në moshën 2 deri ne 3-vjeçare. Sidoqoftë shumë shenja ndonjëherë nuk mund të vihen re. Mjekët shpesh presin më gjatë të japin diagnozën për shkak se ndodhin shenja të tjera përgjatë ekzaminimeve.

Bruce Willis dhe Demi Moore kanë qenë të martuar që nga viti 1987 dhe janë divorcuar në vitin 2000 ndërkohë që bashkë kanë tre fëmijë.

Bruce aktualisht vuan nga demenca frontemporale, është i martuat me Emma Willis që nga viti 2009 dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Emma kujdeset për mirëqenien e Bruceit dhe ka raporte shumë të mira me Demi Moorin si dhe fëmijët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by tallulah (@buuski)

LEXO EDHE:

Back to top button