Kuleba thirrje aleatëve të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus
Kuleba thirrje aleatëve të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus
Pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në Kiev sot, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u bëri thirrje sot aleatëve të Ukrainës që të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus.
“Në mbrojtje kundër kësaj makinerie luftarake barbare, Ukraina është e detyruar të luftojë me duar të lidhura.
A nuk është absurde,” shkruajti Kuleba në X.
Ai shtoi se Rusia gjuajti me raketa të Koresë së Veriut Kievin të hënën dhe u bëri thirrje partnerëve aziatikë të konsiderojnë rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.