“Kur sfidonim njëri tjetrin me bark”, Sara Hoxha ndan një fotografi nga pushimet me Lumi B

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha është kthyer pas me një kujtim nga vera me Lumi B. Ajo ka publikuar një moment gjatë pushimeve ku duket se “sfidonte” reperin se cili e kishte barkun më të madh.

“Meqë jemi në gjendje sot, ja dhe një foto nga vera kur unë dhe Lumi B sfidonim njëri-tjetrin me bark”, ka shkruar Hoxha krah fotos ku shfaqet në plazh së bashku me Lumi B.

Me siguri, Sara dhe Ledri ruajnë shumë kujtime nga vera 2020 gjatë të cilës kanë shijuar dhe pritjen e ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

Kujtojmë se dyshja do të bëhen prindër me një vajzë në vetëm pak javë.

LEXO EDHE:

Back to top button