Kurora e Statujës së Lirisë rihapet për vizitorët

Kurora e Statujës së Lirisë rihapet për vizitorët

Publiku mund të hyjë sërish në pjesën e kurorës së Statujës së Lirisë, për herë të parë që kur mbylli dyert e saj në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19. Ndërsa pjesë të Statujës së Lirisë u rihapën gradualisht gjatë gjithë pandemisë, kurora qëndroi e mbyllur për më shumë se dy vjet e gjysmë deri të martën. Shërbimi i Parkut Kombëtar, i cili menaxhon monumentin e qytetit të Nju Jorkut, po përpiqej të bënte një rihapje pa shumë reklama në fund të tetorit. “Njerëzit me të vërtetë ishin të emocionuar“, tha Jerry Uillis. Ai shtoi se kërkesa publike për të hyrë në kurorë ka ekzistuar gjithmonë dhe zyrtarët e parkut kishin shpresuar ta hapnin, por u pengua nga disa faktorë.

LEXO EDHE:

Back to top button