“Kurrë më në prehrin tënd”, gjyshi i Ledrit ka ndërruar jetë

Vetëm disa orë më parë, reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë një lajm të hidhur në llogarinë e tij në Instagram. Gjyshi i tij ka ndërruar jetë, ndërsa Ledri na i prekur zemrat të gjithëve me foton e publikuar me të.

“Kurr ma ne prehnin tond gjysh😔”- janë fjalët e reperit krahas fotos.

Personazhe të njohur të showbiz-t dhe jo vetëm i kanë shprehur ngushëllimet e tyre reperit për humbjen e madhe. Gjyshi i Ledrit ishte jo pak i njohur për publikun shqiptar, nëpërmjet videove të nipit të tij. Ledri ka ndarë herë pas here në llogarinë e tij në Instagram momente të bukura me gjyshërit e tij, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të mëdhenj të nipit të tyre.

Madje, megjithëse nuk ua kuptonin tekstet shumicës së projekteve të Ledrit, ata kërcenin me këngët e tij. Duket se reperi ishte tepër i lidhur me gjyshin dhe humbja e tij ka shkaktuar një hidhërim të madh në familjen Vula.

“Baba jem i miri, sot ti mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi♥️

Per miqte dhe ata qe e kane njoft dhe dasht:

Vorrimi do te behet neser ne rrethin e familjes se ngushte. Te pame nuk ka. Ngushellimet i pranojme me sms dhe telefonata. 😞”- ka shkruar mamaja e Ledrit, Xheraldina.

LEXO EDHE:

Back to top button