Kurti: Ka nisur takimet me partitë politike të pakicave

Kurti: Ka nisur takimet me partitë politike të pakicave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ky proces ka nisur pas certifikimit të rezultatit të votimeve, dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit” me Vetëvendosjen dhe mbështetjen e Kurtit në përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re. Kjo parti pretendon se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndërkohë, dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.

LEXO EDHE:

Back to top button