Kurti në Bruksel takon Borrell dhe Lajçak

Kurti në Bruksel takon Borrell dhe Lajçak

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Bruksel shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi, i cili nisi pak pas orës 15:00, po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Borrell dhe Lajçak është paraparë ta takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pastaj do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin, ku do të diskutohet për planin evropian dhe zbatimin e tij.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button