Kurti në Vjenë për Samitin e Ballkanit Perëndimor

Sot, në Vjenë do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nikoqir i Samitit të sotëm do të jetë kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka bërë të ditur se pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe: përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kruz ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Evropa nuk mund të jetë e plotë derisa të bëhen pjesë e saj vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të plotë në luftimin e reformave të kërkuara dhe luftimin e pandemisë CoViD-19. Këtë do ta theksojmë edhe sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kancelari austriak.
Tutje, ai ka thënë se bashkë me vendet pjesëmarrëse të Samitit të sotëm, do të zotohen në luftimin e migrimit ilegal.

“Do doja t’i falenderoja vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqinë për mbrojtjen e kufijve, gjë të cilën po e mbështet edhe Austria me zyrtarë policorë. Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, e riafirmojmë luftën e përbashkët kundër migracionit ilegal. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos para verës”.
Liderët e Ballkanit Perëndimor, gjatë javës së kaluar, ishin mbledhur në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Tiranës, pjesë e të cilit ishte edhe komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Vehrelyi.

LEXO EDHE:

Back to top button