Kurti në Zubin Potok, viziton lokacionin ku po kryhen gërmime me dyshimet për varrezë masive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qëndron sot në Kalludër të Zubin Potokut, në lokacionin ku po bëhen gërmime me dyshimet për varrezë masive.
Kryeministri Kurti ditë më parë tha se dyshimi i parë i institucioneve pas gjetjes së mbetjeve mortore në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ishte se ato mund t’i përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, që ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.
Ndryshe, në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje, që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim për identifikimin e viktimave dhe dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkaq, të hënën, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me zhdukjen e 23 intelektualëveelektualëve.








