Kurti pas takimit me QUINT-in: Duhet ta thërras një seancë urgjente të Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me ambasadorët e QUNIT-it ka deklaruar shkurt para mediave se pas pak do të dërgohet komunikatë për media lidhur me atë që është vendosur në takimin me ndërkombëtarët.

Ndërsa bëri me dije se do të thërras seancë urgjente të Kuvendit të Kosovës për nesër, shkruan Gazeta Insajderi.

“Pas këtij takimi të tri institucionet, Qeveria, Presidenca e Kuvendi do të dalin me komunikatë për shtyp, e pas kësaj do t`u përgjigjemi të gjitha pyetjeve. Unë nga këtu do të shkoj në qeveri që ta përgatis thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për nesër në ora 14:00”, tha Kurti.

Kurti nuk ka treguar asnjë informatë tjetër rreth takimit, as nëse ka arritur t`i bëjë ballë presionit për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button