Kurti rizgjidhet kryetar i LVV-së

Kurti rizgjidhet kryetar i LVV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vazhdojë të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

Në zgjedhjet për pozicionet drejtuese në LVV, Kurti mori 98.60 për qind të votave.

Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për Vetëvendosje, kryetare e së cilës u zgjodh Albulena Haxhiu dhe rinia për Vetëvendosje, me kryetar Behar Jasharin.

“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LVV-së konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhetnë njoftimin e LVV-së.

Bëhet e ditur se përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button