Kush është gruaja me të cilën pretendohet se Pique tradhtoi Shakira-n?

Kush është gruaja me të cilën pretendohet se Pique tradhtoi Shakira-n?

Gerard Pique është rikthyer sërish në lajme, edhe pse këtë herë për shkak të një afere dashurie të supozuar.
Kjo lidhje mund të shkaktojë prishjen e marrëdhënies së tij me Shakirën, ndërkohë që është aluduar se Pique tashmë jeton në një apartament të veçantë.

Kjo është e gjitha sipas El Periodico, me gazetën spanjolle që tani ofron detaje të mëtejshme se me kë Pique dyshohet se ka qenë i pabesë.

Lorena Vazquez dhe Laura Fa, të cilat janë dy gazetare në El Periodico, kanë pohuar se Pique po takohej me një vajzë të re bionde 20 vjeçe, e cila është studente dhe mikpritëse eventesh në Barcelonë. Megjithatë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur, të paktën ende.

Raporti pretendon se Pique është parë disa herë me këtë grua dhe se Shakira e ka marrë vesh këtë.

A do të divorcohen Pique dhe Shakira?

Pique dhe Shakira filluan lidhjen pas takimit në Kupën e Botës 2010, por ata kurrë nuk u martuan.

Ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe këngëtarja kolumbiane është zhvendosur në Barcelonë për të krijuar familje me futbollistin. Ata kanë dy fëmijë, Milanin dhe Sashën.

Megjithatë, marrëdhënia duket të jetë e tensionuar dhe prindër të tjerë në shkollën e fëmijëve të tyre kanë deklaruar se Shakira dhe Pique nuk janë parë duke marrë fëmijët së bashku për disa kohë.
Madje thuhet se Shakira i ka çuar fëmijët në Ibiza për pushime familjare në maj, por që Pique nuk iu bashkua atyre. /Prive.al

LEXO EDHE:

Back to top button