Kush është modelja që u arrestua, prodhonte substanca halucinogjene dhe i shiste

Kush është modelja që u arrestua, prodhonte substanca halucinogjene dhe i shiste

Zbulohet se kush është modelja nga Brazili që kalonte verën e saj në Mykonos dhe së bashku me dy persona të tjerë ngritën një laborator për prodhimin e dimetiltriptaminës (DMT), një substancë halucinogjene që  përdoret në ceremonitë pagane në Amerikën Latine.

28-vjeçarja ra në prangat e policisë greke sot, ndërkohë që hetimet për të kishin nisur që në muajin shkurt.

Kujtojmë që modelja së bashku me bashkëpunëtorët e saj mbanin edhe një faqe interneti për shitjen e “eliksirit të bukurisë”, përmes së cilës merrnin porosi për barnat që dërgonin nëpër botë. Policia i ka konfiskuar treshes:

-78- flakon qelqi me përmbajtje dimetiltriptaminë (DMT), me peshë totale -2 kg dhe -402 g.
-22- flakona me përmbajtje të panjohur të lëngut, pesha totale -7.668- gram
-80- pako me përmbajtje pluhuri të panjohur pesha totale -3.015- gram, sasia -6.600- euro
-102- flakone
-100- kapsula, zarfe dorëzimi, ngjitëse nga “eliksirat e bukurisë” të supozuar dhe pulla postare me shumicë./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button