Kuvend, vazhdon debati për propozimin Dobrilla Kacarska të jetë gjykatëse e re në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi sot e vazhdon debatin për propozimin që Dobrilla Kacarska të zgjidhet gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese. Kacarskën për gjykatëse kushtetuese e propozoi Këshilli Gjyqësor, në fund të shtatorit. Ajo duhet të vijë në vendin e gjykatësit Vladimir Stojanovski, mandati i të cilit ka skaduar.

Për propozimin diskutoi deputeti Brane Petrushevski, i cili tha se Kacarska është personalitet kontrovers, e cila me këtë funksion në Gjykatën Kushtetuese shpërblehet për shkak të dëgjueshmërisë së saj në kryerjen e urdhrave nga pushteti. Ajo që kryetari i Këshillit Gjyqësor Kire Zdravev nuk e ka sqaruar propozimin, tha ai, flet se turpërohet nga ajo që e propozon Këshilli Gjyqësor.

Këtij diskutimi i replikoi deputeti Martin Kostovski nga LSDM, i cili theksoi se VMRO-DPMNE më së paku ka të drejtë të flet për gjyqësor të pavarur, pasi i gjithë publiku mund të dëgjonte se si janë marrë vesh dhe kanë dhënë urdhra për gjykime gjyqësore.

LEXO EDHE:

Back to top button