LSDM: Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë nuk anulohen

LSDM-ja nuk pranon anulimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar komunash në Shtip dhe Pllasnicë. Sipas tyre, VMRO-DPMNE-ja nuk ka të drejtë të flasë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është vetëm për ruajtjen e kolltukut të Mickoskit brenda VMRO-DPMNE-së. është i vetëdijshëm se mundësitë për fitore në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe në cilatdo zgjedhje janë shumë të vogla. Nëse i bindëm qytetarët se zgjedhjet parlamentare sipas të gjitha protokolleve për mbrojtjen e shëndetit, ishin të sigurta, ashtu do të jenë edhe të parakohshmet lokale në Shtip dhe në Pllasnicë”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së paraprakisht vlerësoi se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komuna. Sipas tyre, mund të bëhet vazhdimi me marrëveshje i mandatit të ushtruesve të detyrës kryetar komune në këto dy komuna deri në zgjedhjet e rregullta.

Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shtip dhe Pllasnicë dhe ata duhet të anulohen deri në sigurimin e kushteve të mira dhe normale dhe një fushatë zgjedhore të drejtë. Nëse ata vendosin të mbahen zgjedhjet në atë datë atëherë duhet të vendosin që ta marrin përgjegjësinë ose fajin për gjithçka që mund të ndodhë gjatë fushatës dhe gjithë procesit, fjalën e kam për viktimat dhe të infektuarit”-pohoi Dafina Stojanoska, VMRO-DPMNE.

Edhe Aleanca për Shqiptarët kërkoi shtyrjen e këtyre zgjedhjeve me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe të mjetet e buxhetit të destinohen për menaxhim me numrin e lartë të infektimeve. Zgjedhjet janë caktuar për më 13 dhjetor pasi dy ish kryetarët morën funksione të tjera shtetërore. Deri tani LSDM-ja ka konfirmuar kandidaturën e Sashko Nikollovit në garën për të parin e Shtipit. Ndërkohë nga kjo parti nuk bëjnë të ditur nëse do të kenë kandidat për kryetar edhe në Pllasnicë ose do të mbështesin kandidatin e partnerit të koalicionit. BDI-ja konfirmoi emrin e Ali Jahoskit si kandidat për komunën e Pllasnicës. Në garë për komunën e Shtipit është edhe kandidati i pavarur Trajçe Mitev. Kurse jozyrtarisht, VMRO-DPMNE-ja pritet të konfirmojë kandidaturën e Ivan Jordanovskit, po për Shtipin. Edhe Jordanovski është aktualisht deputet.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button