Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

- Advertisment -

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka shkruar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbledhjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, kërkesë kjo është pranuar nga Ruçi. Ky i fundit ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në orën 17:00, ku do të miratohen edhe ndryshimet e fundit në qeveri.
Kujtojmë se seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar, por ndryshimet në qeveri kanë bërë që mbledhja e parë e Kuvendit për vitin 2021 të bëhet më 4 janar.

Në nenin 98 të Kushtetutës thuhet se dekretet e presidentit për shkarkim dhe emërim ministrash votohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve.

Më 31 dhjetor kreu i shtetit firmosi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kalimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Mbrojtjes, në ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe riktheu Niko Peleshin si drejtues të dikasterit të mbrojtjes.

LEXO EDHE:

Back to top button