Kuvendi mbrëmë miratoi buxhetin për vitin 2024

Kuvendi mbrëmë miratoi buxhetin për vitin 2024

Mbrëmë Kuvendi miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2024 me 63 vota “pro”, pa vota “kundër” dhe 25 “abstenime”. Me 87 vota “pro” deputetët miratuan edhe Ligjin për ekzekutimin e buxhetit. Shuma totale e buxhetit të shtetit është 5.5 miliardë euro. Të hyrat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë. Buxheti për vitin 2024, është për 3.4% më i lartë se ai i këtij viti. /Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button