Ky mund të jetë emri i vajzës së ardhshme të Getoarit dhe Marinës

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po përfliten prej ditësh se do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse dyshja akoma nuk ka konfirmuar asgjë, burime të sigurta pranë tyre kanë bërë të ditur se çifti do të bekohen me një vajzë.

Sipas “Prive” moderatorja e dashur për publikun është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Pas këtij lajmi, menjëherë kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.

Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e bebushes që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.

Dyshimet për shtatzëninë e Marinës lindën pasi moderatorja po poston gjithnjë e më rrallë në rrjetet sociale.

Ajo që i shtoi dyshimet ishte postimi i saj në Instagram, ku Marina ka falenderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar ajo.

Këto aludime i ka shtuar dhe më shumë miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexha.

Në një intervistë për “Pushime On Top” ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”, është shprehur Eraldo.

I pyetur nga moderatori i programit, Flori Gjini, ai nuk ka preferuar që të zbulojë emrin e bashkëshortit të mamasë së ardhshme, por ka treguar se janë të dy të famshëm.

Epo, siç thotë dhe populli ‘ku ka zë, nuk është pa gjë’ dhe duket se këto fjalë që qarkullojnë lart e poshtë janë të vërteta.

LEXO EDHE:

Back to top button