Kylie dhe Kris Jenner festojnë bashkëpunimit e dytë me “Kylie Cosmetics” – nënë e bijë shfaqen elegante në dukje të ngjashme

Kylie dhe Kris Jenner festojnë bashkëpunimit e dytë me “Kylie Cosmetics” – nënë e bijë shfaqen elegante në dukje të ngjashme

Koleksioni i ri, i cili është frymëzuar nga dashuria e 66-vjeçare për një martini cilësor dhe është planifikuar të lansohet të mërkurën, më 14 shtator.

Për të promovuar produktin e ri, 25-vjeçarja dhe nëna e saj ndanë një video të shkurtër në Instagram, ku u shfaqen mahnitëse të veshura tërësisht në të zeza.

Klipi u hap në mënyrë të stilizuar me Kylie duke marrë një telefonatë nga nëna e saj. Kris dhe Kylie dolën së bashku për të bërë një paraqitje joshëse teksa dukeshin plotë elegancë.

Klipi u hap në mënyrë të stilizuar me Kylie duke marrë një telefonatë nga nëna e saj. Kris dhe Kylie dolën së bashku për të bërë një paraqitje joshëse teksa dukeshin plotë elegancë.

Veshja përfshinte mëngë me pupla dhe për t’i shtuar hijeshi dukjes ajo mbante një palë syze dielli të zeza.

Monarku i Kardashian-Jenner kishte prerjen e saj standarde të flokëve me ngjyrë të zezë të stiluar në një mënyrë të shkëlqyeshme, por ajo shpejt e mbuloi atë me një kapelë të madhe të zezë.

Kylie kishte veshur një bluzë të zezë korset, të zbukuruar me xhevahire shumëngjyrëshe dhe pjesën tjetër të veshjes e përshtati me dollakë të zeza që theksonte linjat e saj trupore.

Në fund të klipit, Kylie u pa e veshur në një korse latex të zezë më agresive dhe një fund të ngjashëm.

Kris gjithashtu ndryshoi në një pamje të re që plotësonte Kylien me një dukje të ngjashme.Më vonë të njëjtë ditë, Kylie ndau disa foto nga prapaskenat nga xhirimet e videos në faqen e saj të “Kylie Cosmetics” në Instagram.

Kujtojmë që ditët e fundit ishin të ngarkuara për nënën dhe të bijën e famshme, pasi ato bashkë bën edhe disa paraqitje televizive në kuadër të lansimit të koleksionit.

LEXO EDHE:

Back to top button