LAMM: Mjegull në disa akse rrugore, nuk ka vonesa në pikat kufitare

LAMM: Mjegull në disa akse rrugore, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të lehta bore janë regjistruar në Kodrën e Diellit. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës vërehet në qafat malore Pletvar deri në 100 metra, Strazhë deri në 80 metra dhe Krushevë deri në 30 metra.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LEXO EDHE:

Back to top button