Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Intensiteti i trafikut në rrugën jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatshme, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga LAMM rikujtojnë obligimin ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.








